|
   
Botuar: 16 Apr 2009
S’ka më priftërinj e hoxhallarë në shkolla
-
Çështja e mësim besimit fetar nëpër shkollat publike të Maqedonisë, përfundimisht ka marrë fund. Pas kontesteve disavjeçare lidhur me arsyeshmërinë e mësimit ose jo të fesë në shkollat publike, Gjykata Kushtetuese të mërkurën është prononcuar në favor të sekularizmit.
  vazhdon
Në mbledhjen e datës 15 prill 2009, Gjykata solli vendim që të ndërpritet nenin 26 i ligjit për arsim fillor, i cili lejonte organizimin e mësimit nëpër shkolla. Nga Ligji për arsim fillor është larguar neni i cili thoshte se “nëpër shkollat fillore mund të realizohet edhe mësim besim fetar si lëndë zgjedhore”, pasi bie në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë e, sipas së cilës Maqedonia është shtet sekularsit, pra i ndarë nga feja. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nuk donin ta komentojë vendimin e Gjykatës për ndërprerjen e mësimbesimit fetar. Në sektorin për informim të MASH-it, thanë se zyrtarisht ende nuk iu është dërguar informacioni nga gjykata dhe se për vendimin në fjalë kanë kuptuar përmes gazetarëve. “Përveç kësaj, në parim MASH nuk komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thonë ato, ndërsa për hapat e mëtejshëm mbetet të vendoset pas MASH të marrë informacionin zyrtar për vendimin me gjithë arsyetim të Gjykatës Kushtetuese. Mësimbesimi është larguar nga Ligji për arsim fillor edhe para tetë viteve, kur në pushtet ishte VMRO-ja. Abrogimi ishte bërë përsëri nga Gjykata Kushtetuese. Mirëpo, me rikthimin në pushtet të VMRO-së, një vitin 2006, një prej angazhimeve prioritare për ndryshimin e ligjit në arsim ishte intenca për ta rikthyer mësim besimin fetar. Kësaj herë në ligj ishte saktësuar se mësim besimi fetar do të jetë lëndë zgjedhore, madje edhe veprimtaria ishte ndarë në dy lëndë: mësimbesim dhe njohuri për religjionin. Shpresat se këta precizime do ta shpëtojnë mësim besimin fetar nga vendimet kundër të Gjykatës shkuan kot. Për realizmin e mësim besimit fatar ajnë shpenzuar miliona denarë, janë trajnuar mësimdhënës, janë përgatitur plan programe dhe janë shtypur libra, ndërsa shumë teologë kanë kryer arsimim plotësues. U regjistruan nëpër fakultetet pedagogjike, me shpresën që pasi të kenë dhënë provimet e didaktikëve dhe metodikave të marrin licencat për punë. (Lajm)/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 16 Apr 2009
Shtypi shqiptar në Kosovë
-
Sot - 16 prill
  vazhdon
Express
Rreth njëzet shtete pritet të deponojnë deklarata në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dyfish më shumë se për Serbinë. Shumica e shteteve që do të përkrahin Kosovën janë nga blloku perëndimor. Deklarata pro-pavarësisë së Kosovës do të dorëzohen edhe nga Japonia e Shqipëria, por jo edhe nga Italia, shkruan sot gazeta Express. “Presim që rreth 20 shtete të deponojnë deklarata në favor të Kosovës. Serbia deri më tash nuk ka arritur të sigurojë as 10 shtete”, citon gazeta një diplomat perëndimor në Prishtinë.
Koha Ditore
Komisioni për ekonomi...propozon që Zyra për licenca të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë e të Industrisë, kurse si organ i veçantë të themelohet Komisioni për ankesa, anëtaret e të cilit do t’i emërojë qeveria, dhe ai të mos i japë llogari vetëm një ministrie por drejtuesve qeveritarë. Në MTI vlerësohet se të dyja këto organe duhet të jenë kompetencë e saj, shkruan Koha Ditore në tekstin qendror në ballinë.
Zëri
LDK nuk planifikon të mbajë kuvend zgjedhor para zgjedhjeve lokale të vjeshtës. E njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe më PDK-në. Ndërkohë opozita duket se është më e përqendruar që të respektojë oraret për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore. AAK ka mbajtur kuvendin e saj të pestë zgjedhor, AKR e përmbyll këtë në fund të qershorit, derisa LDD është brenda afateve statutare si parti më e re, shkruan sot Zëri.
Epoka e Re
Kjo gazetë sjell një intervistë me kryetari i SDA-së, Numan Baliq. Në Kuvendin e Kosovës unë kam kritikuar dukuritë e dëmshme, por nuk kam kundërshtuar Kosovën shtet. Kam kërkuar shtet të të gjithëve. Për angazhimet e mia si luftëtar për Kosovën shtet, e dinë edhe fëmijët në djep. E bëmë shtetin, por na duhet shtet i barabartë për të gjithë, i cili ende s’është arritur. Më detyruan t’iu tregoj (ndonëse nuk kam për qëllim që në këtë mënyrë të mbrohem nga gojëkëqijtë dhe intrigantët) se unë me familjen time katër vjet kemi jetuar në Tiranë, të përndjekur nga Millosheviqi. Atje më ka lindur djali Aliu, i cili ka shtetësi shqiptare, ka thënë Baliqi në këtë intervistë, e cila e plotë mund të lexohet në brendi të gazetës.
Lajm
Auditori gjeneral dhe Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit secilin vit dalin me raporte për keqmenaxhimin e parasë publike nga institucionet. Dikur PDK-ja në opozitë i kishte dërguar në Prokurori të gjeturat e Auditorit Gjeneral gjatë qeverisjes së koalicionit LDK-AAK. Të njëjtën gjë për koalicionin PDK-LDK pritet ta bëjë edhe AAK-ja në qershor. Por sipas AKR-së, asgjë nuk do të ndryshojë, shkruan sot Lajmi. “Korrupsioni në Kosovë është shkalla më e përparuar dhe është shumë e vështirë të gjesh bazë në dokumentuese për korrupsionin, sepse në luftën kundër tij gjithmonë ndërhynë politika”, citohet të ketë thënë Esat Brajshori.
Bota Sot
Të gjithë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese kanë kaluar pa një therë në këmbë, nëpër shoshën e kontrollit të biografisë. Të martën ata kanë kryer intervistimin gojor, ndërsa të mërkurën kanë marrë bekimin nga Komisioni ad hoc parlamentar, se nuk kanë rënë ndesh me ligjin gjatë jetës së tyre, pavarësisht edhe disa akuzave publike për disa kandidatë dhe për disa të tjerë, që nuk janë ngritur fare. Por sipas vlerësimeve të institucionit të akuzës dhe të mbikëqyrjes së gjyqësorit, shumë nga kandidatët jo vetëm që nuk mund të zinin vendin e nderuar në kushtetuese, por mbase do t’iu duhej të lanin mëkatet prapa grilave, shkruan në artikullin me titull “Kalojnë edhe katër biografi të shëmtuar”.
Kosova Sot
Edhe Kosova Sot e ka nxjerr si qendrore në ballinë këtë temë. Komisioni ka vlerësuar se mund të ketë pasur anime në notimin e kandidatëve dhe ka konsideruara që zgjedhjen më të mirë të eliminimit do ta bëjë Kuvendi i Kosovës, shkruan gazeta.
InfoPress
Myzafer Luma, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, është përgjegjës për një varg kontratash të paligjshme me të cilat është dëmtuar sipërfaqja pyjore, shkruan sot InfoPress në artikullin në ballinë. Ai është shkaktar për shkatërrimin e masës drusore në tërë vendin, kurse ka lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin e objekteve hoteliere në tokën pyjore siç është rasti në Shkugëz të Gjakovës. Për të gjitha këto, ndaj tij janë ngritur kallëzime penale nga autoritetet përkatëse, thuhet më tutje në artikullin me titull “Myzafer Luma shkatërron pyjet”. (Express)/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 16 Apr 2009
Shqipëria hyn në fushatë elektorale para afatit të majit
- Shqipëria ka hyrë në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, ndonëse zyrtarisht ajo do të duhet të hapet në muajin maj
  vazhdon
Kryeministri Berisha dhe ministrat e tij po zhvillojnë takime në qyetete të ndryshme të vendit. Socialistët kanë nisur prezantimin e programit të tyre qeverisës. Po ashtu edhe kryetarët e partive të tjera të të dy kampeve po zhvillojnë kudo takime të njëpasnjëshme. Klima elektorale ndjehet jo vetëm në rritjen e tonit të akuzave të ndërsjellta por dhe në shpalosjen e premtimeve që partitë po bëjnë për katër vitet e ardhshme.
Ndërkaq, ethet e fushatës po shoqërohen edhe nga debatet e nxehta lidhur me problemin e pajisjes së qytetarëve me leternjoftimet e reja, ku pika kulmore është problemi i perosnave të cilët nuk kanë pasaportë e që për të patur mundësi për të votuar duhet domosdoshëmrisht të kenë dokumentin e ri të identifikimit.//lk/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 16 Apr 2009
Shtypi gjerman: Presse Kundër piratëve duhet vepruar me forcën e duhur
|
|
|
|
|

|
|
-
Kulturë
» Katherine Neville: E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës
Katherine Neville, shkrimtarja amerikane bestseller, librat e së cilës janë shitur në miliona kopje dhe botuar në më shumë se 40 gjuhë të botës, ka vënë në qendër të romanit të saj më të ri, personazhin e Ali Pashë Tepelenës dhe vajzës së tij, Haidee. Neville është vlerësuar si shkrimtarja, e cila me stilin e saj të të shkruarit shtroi rrugën për romane të tipit "Kodi i Da Vinçit". |
|
Arkivi
|
|
|
|